- Votes:
Eliza Hoxha - Deshperimi lyrics
Kur çdo gjë përfundon
dhe kthehem në brendi,
fajin tënd e kërkoj,
por s'do ta gjej, e di.
Një deja-vu më shumë
ndërgjegjen ma rëndon,
akoma s'e kuptoj.
Por ti a kupton
sa e hidhur është kjo gotë
e unë prapë duhet që ta pi,
se s'mundem ta mallkoj kët' botë.
Ref:
Unë e di të vërtetën, por s'mund ta them,
më mirë ta di vetëm unë, edhe pse dhemb.
Dënim apo mallkim,
do ta duroj kët' dëshpërim.
Eliza Hoxha - Deshperimi - http://motolyrics.com/eliza-hoxha/deshperimi-lyrics.html
Kur bëhet vonë për fjalë,
vetvetes unë i flas.
Prapë asgjë nuk ndryshon,
se s'kthehet koha pas.
Një zë nga brenda vjen,
arsyen që më zgjon,
por sa kohë do që të zgjasë,
ka kush të dëgjon.
Sa e hidhur është kjo gotë
e unë prapë duhet që ta pi,
se s'mundem ta mallkoj kët' botë.
Ref:
Unë e di të vërtetën, por s'mund ta them,
më mirë ta di vetëm unë, edhe pse dhemb.
Dënim apo mallkim,
do ta duroj kët' dëshpërim.